
Skandaloze: E moshuara që u rrah nga infermieret është nëna e dëshmorit

Kosova është tronditur nga një rast i rëndë që ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”. Një grua e moshuar shihet duke u rrahuar brutalisht nga infermierët e kësaj shtëpie.
Sipas mediave, e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.
“Kjo gruaja e sulmuar është nëna e dëshmorit Taulant Nura i vrarë në maj 99-ës në betejën e qytetit të Gjakovës, i tha ky burim
Video skandaloze e të moshuarës, Prokuroria niset për në vendin e aktit mizor
Media ka mësuar se dhunuesja kryesore që shihet në këtë video është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë.
Pelaj shihet duke e goditur me shuplaka në fytyrë, pa pikë mërie të moshuarën.
“Ato motrat janë përjashtuar nga puna”, flet pronari i Qendrës për të Moshuar në Pejë
Pamjet e rënda janë publikuar nga aktorja Kaltrinë Zeneli të martën.
Vajza e të moshuarës tronditet nga rasti, është në gjendje të rëndë emocionale
“Orenda” Sh.P.K. është një biznes privat i cili merret me aktivitetet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.
Aksionarë të biznesit janë Anton Rasaj, Besmir Ahmetaj, Agron Kukaj dhe Esmira Kukaj.
Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se ndaj dy dhunueseve është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
(Kosova Sot Online)