Mustafa për rrahjen e të moshuarës në Pejë: E tmerrshme, çnjerëzore, kemi rënë në humnerë

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 17:00
Mustafa për rrahjen e të moshuarës në Pejë: E tmerrshme, çnjerëzore, kemi rënë në humnerë

Deputeti i LDK-së, Besian Musatafa ka reaguar pas publikimit të videos, ku në mënyrë çnjerëzore rrahet një e moshuar.Mustafa e ka quajtur të tmerrshme, çnjerëzore, shtazarake dhunën e infermiereve ndaj të moshuarës.
Ai tutje shkroi se: “Kemi rënë në humnerë. Shpresoj të kemi mundësi të nxjerrim veten nga aty”, shkroi ai në Facebook.
Reagimi i plotë:
E tmerrshme, çnjerëzore, shtazarake dhuna e vajzave të reja ndaj një gruaje të moshuar, një plake, nënë, gjyshe, motër, hallë e jona.Kemi rënë në humnerë. Shpresoj të kemi mundësi të nxjerrim veten nga aty.


(Kosova Sot Online)