
Shkon në tre numri i arrestimeve për sulmin e tmerrshëm ndaj të moshuarës

Një rast i rëndë ku është përdorur dhunë fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuara.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se numri i të arrestuarve për rastin e dhunës dhe keqtrajtimit në Pejë ka shkuar në tre.
Të dyshuarat ngarkoehn me tri vepra penale dhe ndaj të njëjtave është caktuar masa e ndalimit.
“Janë arrestuar tre persona si të përfshirë në rast. Të dyshuarit ngarkohen me tri vepra: sulm, ndihmë në sulm dhe incizim i paautorizuar. Ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit”, tha ai.
E moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.
“Kjo gruaja e sulmuar është nëna e dëshmorit Taulant Nura i vrarë në maj 99-ës në betejën e qytetit të Gjakovës, i tha ky burim
(Kosova Sot Online)