Deri në vitin 2050 do të zhduken të gjithë akullnajat

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 13:02
Deri në vitin 2050 do të zhduken të gjithë akullnajat

Akullnajat në mbarë botën, përfshirë ato të fundit në Afrikë, do të zhduken deri në vitin 2050 për shkak të ndryshimeve klimatike, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara, shkruan The Guardian.

Një e treta e akullnajave në vendet e Trashëgimisë Botërore të OKB-së do të shkrihet në tre dekadat e ardhshme, sipas një raporti të UNESCO-s. Akullnajat e fundit në malin Kilimanxharo do të zhduken, ashtu si akullnajat në Alpe dhe Parku Kombëtar në SHBA. Ato do të shkrihen pavarësisht nga masat që merr bota për të luftuar ndryshimet klimatike.

Projeksionet në raport bazohen në të dhënat satelitore dhe raporti u publikua ndërsa liderët botërorë përgatiten të takohen në Egjipt, në konferencën COP27 për ndryshimet klimatike, e cila do të mbahet javën e ardhshme.

Rreth 18 mijë akullnaja të vendosura në 50 vende të Trashëgimisë Botërore të OKB-së përfaqësojnë pothuajse 10 për qind të totalit të akullnajave në Tokë dhe përfshijnë vendndodhje të famshme turistike dhe vende të konsideruara të shenjta nga popullsia vendase.

Zhdukja e akullnajave është “ndër dëshmitë më dramatike se Toka po ngrohet”.

“Shpresojmë se e kemi gabim, por kjo është shkencë solide. Akullnajat janë një nga treguesit e vlefshëm të ndryshimit të klimës, sepse ato janë të dukshme. Kjo është diçka që ne mund ta shikojmë teksa ndodh”, ka thëënë zyrtari i UNESCO-s dhe një nga autorët e raportit, Carvalho Resende.

Dy të tretat e mbetura të akullnajave në vendet e Trashëgimisë Botërore të OKB-së mund të shpëtohen, por vetëm nëse bota kufizon ngrohjen globale në 1.5 gradë, dhe aktualisht nuk ka “rrugë të besueshme” për arritjen e këtij qëllimi.

Humbja e akullit në vendet e përmendura mund të ketë bërë që niveli i detit të rritet midis viteve 2000 dhe 2020 deri në 4.5 për qind. Akullnajat humbasin 58 miliardë tonë akull çdo vit, që është e barabartë me sasinë e ujit të përdorur nga Franca dhe Spanja së bashku.

Shumë njerëz varen nga akullnajat si burim uji për familjet dhe bujqësinë, dhe zhdukja e tyre mund të rezultojë në mungesë uji gjatë stinëve të thatësirës. Komunitetet lokale dhe vendasit kërcënohen nga përmbytjet për shkak të shkrirjes së akullnajave.

(Kosova Sot Online)