
Djali i së moshuarës që u rrah nga infermierja në Pejë: Nënën time nuk e lë më në duart e askujt

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë ku një infermiere e një qendre për të moshuar u filmua duke goditur dhe tallur me një grua në moshë, ka folur djali i saj.
Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermieres që bëri gjestin e rëndë
“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time”, tha djali i saj.
(Kosova Sot Online)