Atentati ndaj 39-vjeçarit te “Kodra e Diellit”, makina e autorëve erdhi nga Kosova

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 16:39
Atentati ndaj 39-vjeçarit te “Kodra e Diellit”, makina e autorëve erdhi nga Kosova

Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e 39-vjeçarit, Briken Sanaj te “Kodra e Diellit” në Tiranë ka qenë me targa të Kosovës dhe ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës disa ditë para atentatit. Makina ka hyrë me targa të rregullta kosovare, e më pas në Shqipëri i janë vendosur targat AA777GY, që rezultuan të vjedhura.

Sanaj, i cili njihej edhe si Skerdilajd Sanaj, u qëllua me breshëri kallashnikovi pasi u kthye nga dasma e shokut të tij Anton Gjini që u bënë Lezhë. Autori ishte i maskuar, theu rrethimin e pasëm të rezidencës dhe e e qëlloi. Më pas u largua bashkë me një bashkëpunëtor.

Prolicia dhe Prokuroria e Tiranës janë në pritje të disa analizave të AND-së nga Institutui i Policisë Shkencore për disa materiale të gjetura në afërsi të vendit të ngjarjes, me shpresën se u përkasin autorëve dhe mund të çojnë drejt një identifikimi. 

Pista kryesore e hetimeve vijon të jetë ajo e një vrasjeje për hakmarrje, për shkak të konfiktit të Antonio Sanajt me Gentian Kolën.

(Kosova Sot Online)