Shtyhet seanca ndaj tri infermiereve që rrahën të moshuarën në Pejë

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 17:15
Shtyhet seanca ndaj tri infermiereve që rrahën të moshuarën në Pejë

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj tri infermiereve të Shtëpisë së Pleqeve “Orenda” për rastin e dhunës ndaj të moshuarës.

Shtyrja është bërë me kërkesë të avokatëve të të dyshuarave, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja.

Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrejte sociale, shihej një infermiere duke e goditur me shpulakë e shqelma një të moshuar në “Orenda”.

(Kosova Sot Online)