Gashi për deklaratën e Kurtit për mungesën e Vuçiqit në Samitin e Berlinit: Ashiqare e pati me Edi Ramën

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 21:27
Gashi për deklaratën e Kurtit për mungesën e Vuçiqit në Samitin e Berlinit: Ashiqare e pati me Edi Ramën

Shkëlzen Gashi ka folur për deklaratën për media të kryeministrit Albin Kurti për mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Samitin e Berlinit, tha se “nuk e di pse s’ka ardhur dhe nuk është që na mungoi, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”.

Gashi  tha se Kurti atë deklarim e pati për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ai ashiqare e pat për Edi Ramën,, por nuk e tha vetë ai, por e pyetën vetë gazetarët.  Po ja lshoj një fore Ramës se është në pyetje Vuçiqi dhe është në pyetje Rama me të cilin nuk pajtohet”, tha Gashi.

Tutje ai tha se deklarimet e Kurtit lidhur me Vuçiqin janë pak psikologjike dhe emocionale, pasi sipas tij, Kurti sa ka qenë në burg është torturuar nga një regjim që i ka shërbyer Vuçiqi.

“Problemi është që është Vuçiqit, mos ta harrojmë qet sen, ka qenë në partinë radikale të Sheshelit, ka qenë ministër i Informacionit në Qeverinë e Millosheviqit, kryeministri Kurti ka qenë në burg. Kjo është pak psikologjike dhe emocionale, pra është turturu prej një regjimi që i ka shërby Vuciqit.   Natyrisht batuta shkojke te Rama, se Rama nuk e ka mshef asnjëherë këtë sen, ‘miku im Aleksandër Vuciq’, thoshte ai”.

(Kosova Sot Online)