Ndodh edhe kjo: Dezinformata serbe për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë arrin edhe në Spanjë

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 22:05
Ndodh edhe kjo: Dezinformata serbe për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë arrin edhe në Spanjë

Dezinformata serbe që e moshuara nga rasti i Pejës ishte e komunitetit serb tashmë është shpërndarë edhe në Spanjë, nga kanali televiziv, Telecinco.

Kështu bëri të ditur profesor asistenti në Fakultetin e Filologjisë në UP, Dren Gërguri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Të tmerrshme: pamjet e keqtrajtimit të një infermiereje shqiptare ndaj një të moshuare serbe në Kosovë”, ishte titulli i artikullit të televizionit, Telecino.

Kujtojmë se dje mediat serbe, raportuan se gruaja e sulmuar dje në Pejë ishte serbe, duke pasur kështu për qëllim dezinformimin dhe propagandën.

(Kosova Sot Online)