E bija e të moshuarës mes lotëve: Nuk kemi më besim tek askush

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 22:41
E bija e të moshuarës mes lotëve: Nuk kemi më besim tek askush

Brenda familjes së të moshuarës në Pejë të Kosovës mbizotëron ende shoku për atë çfarë ndodhi.

Ajo rrëfejnë gjithçka të përjetuar, në episodin e dhunës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”, që tronditi mbarë opinionin publik.

Qytetarët e Pejës kërkojnë dënimin maksimal për autoren e episodit të dhunës ndaj të moshuarës, si dhe për pjesëtarët e tjerë të stafit që nuk bënë asgjë për ta ndaluar.

Për rastin e dhunës dhe të trajtimit çnjerëzor, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona: Aurona Pelaj autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.

Kundër tyre u mbajt dhe seanca gjyqësore, ku prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë.


(Kosova Sot Online)