Vdes në moshën 44 vjeçare infermierja nga Kosova

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 20:11
Vdes në moshën 44 vjeçare infermierja nga Kosova

Shpresa Jusufi, infermierja shumëvjeçare e Spitalit të Mitrovicës ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare.

E ndjera kishte punuar për 23 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami HaxhiBeqiri” në Mitrovicë, më saktësisht në repartin e alergologjisë.

Jusufi, fatkeqësisht ka humbur betejen e saj me kancerin.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerës do të do të bëhet nesër me ikindi në varrezat e fshatit Rekë.


(Kosova Sot Online)