Vdiq në moshë të re infermierja Shpresa Jusufi

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 21:51
Vdiq në moshë të re infermierja Shpresa Jusufi

Ka vdekur në moshë të re infermierja e repartit të alergologjisë të Spitalit të Mitrovicës, Shpresa Jusufi.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve përmes një shkrimi në Facebook kanë ngushëlluar familjen, kolegët e miqtë për vdekjen e Shpresa Jusufi.

“E ndjera, ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Shpresën, e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Jusufi, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”.


(Kosova Sot Online)