Rakiq ka njoftuar se ka dy kushte për kryeministrin Kurti

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 09:22
Rakiq ka njoftuar se ka dy kushte për kryeministrin Kurti

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka njoftuar se ka dy kushte për kryeministrin Kurti.

“Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00, para përmendores së perandorit Llazar nga do t’i themi Europës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!”, thuhet në njoftimin e djeshëm.

Ai tha se ata nuk do të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës deri në momentin që kryeministri Albin Kurti të tërheq vendimin për targat dhe të nis formimin e Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel.

“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, ka deklaruar Rakiq.


(Kosova Sot Online)