Gjuriq: Serbia dhe serbët në Kosovë kërkojnë që të mos shqetësohen

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 10:23
Gjuriq: Serbia dhe serbët në Kosovë kërkojnë që të mos shqetësohen

Marko Gjuriq tha se Serbia dhe serbët në Kosovë vetëm kërkojnë që të mos shqetësohen dhe që marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja dhe SHBA-ja të zbatohen plotësisht.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës gjoja për përhapje të propagandës.

“Rrëfimi për “Serbinë e keqe, Vuçiçin e keq, dishepullin e Putinit, Stalinit dhe Ivanit të Tmerrshëm” dhe video të lira- false në të cilat “militantët serbë” flasin me një theks të fortë shqiptar. E gjithë kjo, Në fakt, duket mjaft vulgare. Sikur të përdornin të paktën një të katërtën e energjisë së tyre për të zgjidhur problemet në vend që t’i krijonin ato,” tha Gjuriq.

(Kosova Sot Online)