
Koha kur Gjuriqi ishte kundër Amerikës

Agim Musliu, i ka kujtuar Marko Gjuriqit kohën kur ka qenë kundër Amerikës.
Ai tha se Gjuriq “u përpoq” të bëhet proamerikan, derisa shtoi se ambasadori serb ka qenë pjesë e protestave fashiste në Beograd, në vitin 2008 dhe ka nënshkruar marrëveshje me partinë e Putinit në Moskë në vitin 2017.
“Marko Djuric, njefare diplomati serb, qe me nje tweet u perpoq te behet pro-amerikan, paska harruar se ka qene ne balle te protestave fashiste te Beogradit me 2008, duke ngritur nacionalizmin dhe fjalorin patetik anti-amerikan ku u dogj Ambasada e ShBA, ku humbi jeten nje amerikan dhe ende askush nuk ka dhene pergjegjesi; Paska harruar Djuric qe personalisht, ai se bashku me Goran Rakicin e Listes SRPSKA, ka nenshkruar marreveshje me partine e Putinit ne Moske (2017)”, ka shkruar ai.
Musliu ka publikuar edhe një kolazh fotografish të Gjuriq.
“Ne nuk harrojme”, përfundon ai.
Postimi i plotë:
Marko Djuric, njefare diplomati serb, qe me nje tëeet u perpoq te behet pro-amerikan, paska harruar se ka qene ne balle te protestave fashiste te Beogradit me 2008, duke ngritur nacionalizmin dhe fjalorin patetik anti-amerikan ku u dogj Ambasada e ShBA, ku humbi jeten nje amerikan dhe ende askush nuk ka dhene pergjegjesi;
Paska harruar Djuric qe personalisht, ai se bashku me Goran Rakicin e Listes SRPSKA, ka nenshkruar marreveshje me partine e Putinit ne Moske (2017);
Ne nuk harrojme!
(Kosova Sot Online)