
Stefanoviq mban fjalim në tubimin e serbëve në Mitrovicë: Ne vendosëm unanimisht të largohemi

Një fjalim në tubimin e serbëve në Mitrovicën e Veriut e ka mbajtur edhe Ish-kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stefanoviq.
Ajo tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët serbë janë larguar nga sistemi gjyqësor i Kosovës.
“Ne vendosëm unanimisht të largohemi nga sistemi gjyqësor dhe t’i bashkohemi të gjithëve në këtë luftë. Vendimi ynë është i qartë. Mendoj se jemi ambasadorët më të mirë të gjyqësisë serbe”, tha Stevanoviq.
Në mars, Stefanoviq ishte suspenduar nga pozita e kryegjyqtares, pasi kishte marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
(Kosova Sot Online)