Takohen Osmani - Hovenier diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri të vendit

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 19:12
Takohen Osmani - Hovenier diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri të vendit

Pasi pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë janë larguar nga Kuvendi, prokuroria, gjyqësia, policia dhe administrata, Presidentja e Kosovës, Vjosa ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.


Osmani - Hovenier biseduan për zhvillimet e fundit në veri të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

"Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian" njofton zyra e presidencës.


(Kosova Sot Online)