
Albin Kurti: S'ka prishje të raporteve me SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme pas takimit që kishte me krerët e opozitës ka thënë se nuk ka prishje të raporteve me SHBA-në, transmeton "Kosova Sot Online".
Kurti ka shtuar se takimi me iderët e opozitës ishte shumë i mirë. Ai tha se përshtypja e ti është se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues
“Takimi që pata sot në mëngjes me krerët opozitar ishte takim shumë i mirë, njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz. Përshtypja ime është se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues. Së pari nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve siç e kam thënë edhe dje, koordinimi, komunikimi e kontaktet me QUINT, BE e SHBA-të, NATO-n, KOFR e EULEX, janë të vazhdueshme, ndodhin nga disa herë në ditë, andaj nuk është e vërtetë se ka kurrfarë cenimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit të bashkërendimit”, u shpreh Kurti.
(Kosova Sot Online)