
Takohen Osmani - Wigermark bisedojnë për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës

Shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark, e ka takuar sot Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Osmani - Wigermark kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare.
Shefja e shtetit ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për rend dhe ligj dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së sigurisë publike në të gjithë territorin e Republikës.
Osmani ka thënë se Kosova është në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
(Kosova Sot Online)