
Dendias - Daçiqit: Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithëve

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka deklaruar se Greqia është e përkushtuar për arritjen e një zgjidhjeje kompromisi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dendias u deklarua pas një takimi që e pati me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq në Athinë.
Në një konferencë të përbashkët për media, tha se çdo vendim duhet të merret në kuadër të një dialogu të përbashkët dhe shtoi se është e nevojshme të shmangen tensionet.
Ai tha se Greqia është gjithmonë në favor të dialogut konstruktiv me respektimin e ligjit ndërkombëtar.
“Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithëve dhe e dimë se edhe Serbia e respekton këtë”, tha Dendias.
(Kosova Sot Online)