Cramon: Një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të merret

  • A.P /
  • 10 November 2022 - 16:38
Cramon: Një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të merret

Një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit, ka deklaruar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”


Cramon beson që ky vendim të jetë pozitiv.

Tutje Cramon tha se shpreson që të mos vendosen kushtëzime apo që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me ndonjë metodologji të re të Bashkimit Evropian.

“Vendimi do të jetë dikur kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”, ka thënë eurodeputetja gjermane gjatë një konference për media në Prishtinë, më 24 tetor. 

(Kosova Sot Online)