
Bislimi jep detaje nga takimi me dy emisarë

Me emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Anžej Frangeš, është takuar sot Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ata kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.Së bashku me emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Anžej Frangeš, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë. Theksova se është koha për të diskutuar rreth marrëveshjes kornizë, që çon drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë.
Bashkëpunimi, koordinimi dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet e Gjermanisë dhe të Sllovenisë, janë tejet të rëndësishme për Kosovën, si partner dhe aleat të fuqishëm të vendit tonë.
(Kosova Sot Online)