Ministri Sveçla me vizë ameriake ne xhep, ja pse e anuloi viziten

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 07:55
Ministri Sveçla me vizë ameriake ne xhep, ja pse e anuloi viziten

Nuk i ështe refuzuar vizita në SHBA, vizen amerikna e ka  ne xhep. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se nuk ka qenë pjesë e delegacionit që pritej ta vizitonte ShBA’të, së bashku me ministren Albulena Haxhiu, për çka u raportua se nuk mund ta zhvillonin këtë vizitë. Sveçla ka thënëse për shkak të situatës në Kosovë, është detyruar t’i anulojë disa vizita, në Zvicër, Britani të Madhe e Irlandë, raporton "Kosova Sot Online".

Madje  i ka pohuar se  vetëm  në fund të muajit, ka pasur plan që ta vizitojë SHBA’në, por sipas tij, edhe kjo vizitë do të shtyhet.

“Nuk kam qenë pjesë e këtij delegacioni, unë kam vizë të Amerikës. Po nuk po du as me u marr me këto gjëra. Unë jam ministër i këtij vendi, e jo me u marr me thashetheme. Me 3 kam qenë në takim në Tiranë, të Procesit të Pragës më është dasht për shakk të situatës me lon takimin në gjysmë e të vijë në Prishtinë. Sot është dasht me qenë në Zvicër, e kam anulu. Është dashtë met 20 me qenë në Britani të Madhe dhe Irlandë, i kam shty. Në fund të muajit, unë kam pas plan me qenë në SHBA, me shumë gjasë do të shtyhet”.

Sipas tij, situata nuk është normale dhe nuk është koha që të zhvillohen këto vizita.

“Situata nuk është normale, unë mendoj, paramendo ti, cfarë kishin bërë mediat, analistët, e opozita po qe së unë e kisha realizu krejt këtë plan, në një situatë aq të rëndë. As nuk i sulmojë të gjitha mediat, por as mos m’i mbrojë të gjitha media.t Po ju them me përgjegjësi të plotë, se ne nuk kemi telashe për sa i përket këtyre gjërave me SHBA’të”.

(Kosova Sot Online )