
Përplasja e balonës lë nëntë të lënduar

Një përplasje katastrofike me balonë ka lënë nëntë persona të lënduar dhe piloti është hedhur nga koshi.
Më pas u tërhoq zvarrë nëpër pyll derisa u ndal.
Ambulancat dhe shërbimet e tjera të urgjencës vrapuan në vendin e incidentit në rajonin kodrinor Bucklige Welt pranë Alpeve këtë fundjavë.
Pas përplasjes pasagjerët u shpërndanë në zonën lokale. Katër u gjetën të plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, në qytetin rural të Untereck dhe pesë të tjerët u gjetën rreth tre milje larg, pranë qytetit të Stang.
Raportohet se përplasja ndodhi pikërisht në momentin që balona ishte gati të ulej e sigurt në një livadh, sipas gazetës The Kurier.
(Kosova Sot Online)