Rritet numri i të vdekurve nga shpërthimi në Taksim

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 17:04
Rritet numri i të vdekurve nga shpërthimi në Taksim

Turqia është tronditur sot nga shpërthimi në Beyoğlu të Stambollit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpërthimi i ndodhur rreth orës 16.20 ka krijuar panik të madh.


Shumë të lënduar janë dërguar në spitalet përreth me autoambulanca të mbërritura në vendngjarje.

Ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet ende, Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya dha lajmin e hidhur.

Duke shpallur në radhë të parë numrin e personave që humbën jetën si 4, Guvernatori Yerlikaya raportoi se numri u rrit pas një kohe të shkurtër.

Guvernatori Yerlikaya tha: “Për fat të keq, numri i të vdekurve u rrit në 6 dhe numri i të plagosurve në 53 nga shpërthimi që ndodhi sot në rrugën Istiklal,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, tha ai.

Nga ana tjetër, presidenti Recep Tayyip Erdoğan bëri një deklaratë për shtyp dhe ndau informacionet e fundit pak para se të shkonte në Samitin e Liderëve të G-20 që do të mbahet në Indonezi.

Duke shpjeguar se humbjet e jetës u rritën në 6 dhe 53 persona u plagosën nga shpërthimi, presidenti Erdoğan tha se autorët do të gjenden.

(Kosova Sot Online)