Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

  • E.k /
  • 14 November 2022 - 08:09
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot moti në Kosovë pritet të jetë me diell dhe vranësira, përcjell "Kosova Sot Online".

Edhe të martën parashikohet që të mbajë mot kryesisht i njejtë.

Vranësirat do të shtohen gjatë të martës, por që sipas parashikimeve nuk do të të ketë reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)