Tahiri: Gjendja në veri është kritike

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 15:40
Tahiri: Gjendja në veri është kritike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjendjen në veri e ka cilësuar kritike.

Ai ka thënë se ata kanë thirrur interpelancë, pasi që sipas tij synimi i interpelancës është t’i japë një zgjidhje sigurisë në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Për Kosovën është moment kritik për gjendjen në veri. Ne kemi thirrur interpelancë, por agjenda e kryeministrit është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit”. “Mendojmë që tani duhet qasje serioze dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është t’i japë një zgjidhje sigurisë në vend”.

Ai ka folur edhe për buxhetin e Kosovës, ku ka thënë se buxheti për vitin 2023 është temë me rëndësi.

“Është temë e rëndësishme edhe buxheti për vitin 2023 dhe shohim se është buxhet pa vizion dhe i pareflektueshëm. Ende nuk e ka sjellë Ligjin e pagave dhe koeficientin”, tha Tahiri.

(Kosova Sot Online)