Prishtinë: Digjen 4 vetura, arrestohen 4 persona

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 09:52
Prishtinë: Digjen 4 vetura, arrestohen 4 persona

Katër vetura janë djegur dje në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona.

“Personat e arrestuar: A. S, mashkull, 46 vjeç, S. I, mashkull, 16 vjeç , H. M, mashkull, 40 vjeç dhe L. L, mashkull, 24 vjeç”, njofton policia.

“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale,  me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, përfundon njoftimi i PK-së.

(Kosova Sot Online)