Stoltenberg: NATO po e monitoron situatën në Poloni dhe aleatët po konsultohen

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 22:34
Stoltenberg: NATO po e monitoron situatën në Poloni dhe aleatët po konsultohen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një lokacion brenda Polonisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Stoltenberg ka theksuar se ka diskutuar me Presidentin e Polonisë, Andrzej Sebastian Duda lidhur me shpërthimet në një fshat kufitar me Poloninë.

Sekretari i NATO-së ka thënë se po monitorohet situata. Ai ka thënë se duhet të vërtetohen të gjitha faktet.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter. 


(Kosova Sot Online)