Ministria e Shëndetësisë: Përdorni antibiotikët me kujdes, asnjëherë kundër gripit

  • E.k /
  • 16 November 2022 - 13:41
Ministria e Shëndetësisë: Përdorni antibiotikët me kujdes, asnjëherë kundër gripit

Ministria e Shëndetësisë me rastin e shënimit të Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike, ka treguar që të ketë kujdes me përdorimin e antibiotikëve kur jemi me grip, përcjell "Kosova Sot Online".

“Përdorni antibiotikët me kujdes, asnjëherë kundër gripit dhe flamës”, “ Mos merrni antibiotikë pa përshkrimin e mjekut”, janë dy nga mesazhet që synohet të përçohen përmes shënimit të kësaj dite.

“Sot për shkak të keqpërdorimit të tyre njerëzimi po përballet me një kërcënim serioz shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibitoikëve e cila ka sfiduar dobinë e tyre dhe aftësinë tonë për menaxhimin efikas të pacientëve me infeksione të ndryshme… Rezistenca antimikronike është sfidë edhe për shëndetësisë kosovare. Në Kosovë mikroorganizmat indikator të rezistencës janë 2-5 herë më të lartë se sa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikë e krahasuar. Sfidat kryesore të kësaj fushe në vendin tonë janë përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe shtirja në barnatore pa recetë të mjekut. Deri tani MSh ka zbatuar dy plane veprimi për rezistencë antimikrobike… Nga viti 2011 deri në 2018 Kosova ka shënuar ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotike prej 25%, megjithatë ende prin në Evropë me keqpërdorim e antibiotikut cefriaxonit”, theksoi Ushtruesja e detyrës së Ministritë të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

(Kosova Sot Online)