
Behluli: Lista Srpska ose do t'a ndan veriun definitivisht ose ikë vetë prej nga ka ardhur

Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Lidhur me këtë çështje opinionisti Hajrush Behluli përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale Listën SRPSKA e ka quajtur një krijese kriminale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
"Lista Srpska ose do t'a ndan veriun definitivisht ose ikë vetë prej nga ka ardhur" , ka shkruar Behluli.
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat. Autoritetet kosovare e pezulluan drejtorin e Policisë së veri, Nenad Gjuriqin, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.
Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:
"Fillimi i fundit të Listës SRPSKA një krijese kriminale, antishteterore ndaj Republikes së Kosovës. Po luhet lojë e rrezikshme për krejt ose asgjë që i bie që Lista Srpska ose do t'a ndan veriun definitivisht ose ik vet prej nga ka ardhur. Ka përfunduar farsa e kësaj krijese duke u paguar nga Kosova dhe nete njejten kohë duke mos e pranuar shtetin dhe duke e rrenuar vazhdimisht. Keto dite kjo qështje merr drejtim dhe eshte mire që faktori shqiptar të veproj me maturi dhe qendrueshmeri.
Duhet nje unitet i domosdoshem pozitë opozitë per qeshtje madhore".
(Kosova Sot Online)