
Manuel Sarrazin jep detaje nëse ka apo jo plan franko-gjerman

Nuk ka plan franko-gjerman, sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, ka deklaruar Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sarrazin ka theksuar se ka plan evropian. Në intervistën e dhënë në RTK diplomati Sarrazin u shpreh të jetë i befasuar se përse nga fillimi është quajtur ashtu ky plan.
I pyetur për detaje, ai tha se nuk jep detaje nga ky plan dy faqesh,ndonëse nuk beson se versionet që janë publikuar në media, janë të sakta.
Emisari gjerman thotë se mesazhi i kancelarit Olaf Scholz për Kosovën është që ta dëgjojnë Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun, e të jenë më fleksibil. Kur foli për presion ndërkombëtar, Sarrazin tha se presion u bëhet të dyja palëve, si Kosovës ashtu edhe Serbisë.
(Kosova Sot Online)