Reshjet e shiut, bllokime rrugësh, disa fshatra pa energji

  • E.k /
  • 17 November 2022 - 10:17
Reshjet e shiut, bllokime rrugësh, disa fshatra pa energji

Në disa zona të Shkodrës, reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme duke bllokuar rrugët, përcjell "Kosova Sot Online".

Si pasojë e këtyre reshjeve në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh.

Nga bashkia Vau Dejës informohemi se në NjA Vig Mnelë ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër.

“Në NjA Vau Dejës prurjet në përroin Gline dhe Tamzë kanë qenë më të ulëta pasi Bashkia në bashkëpunim me DRUK kanë bërë pastrimin e tyre në të gjithë gjatësinë”. Po në Fushë Arrëz është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të Njësisë Administrative Blerim. Banesa është e shtetasi Nikoll Pjetër Kola me dy anëtarë. 

(Kosova Sot Online)