2 vjeçari vdes nga uria pasi babai i tij pësoi një atak fatal në zemër

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 19:00
2 vjeçari vdes nga uria pasi babai i tij pësoi një atak fatal në zemër

Shkaku i vdekjes për një baba nga Nju Jorku dhe djali i tij 2-vjeçar është përcaktuar nëntë muaj pasi u gjetën të vdekur në banesën e tyre, thanë zyrtarët.

David Conde, Sr., i cili vdiq në shkurt, vuajti nga "sëmundja kardiovaskulare", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, njoftoi Zyra e Sherifit të Qarkut Ontario në fillim të kësaj jave, për NBC News. Më pas, David Conde, Jr vdiq nga uria, shtoi policia. Vdekja e tij u cilësua si një aksident.

“Besohet se zoti Conde ka ndërruar jetë i pari dhe fëmija nuk ka mundur të ushqehet pasi babai i tij ka ndërruar jetë”, tha policia, sipas mediumit.

Trupat e babait dhe djalit u gjetën në apartamentin e tyre në Gjenevë, Nju Jork, më 15 shkurt. Ata u panë për herë të fundit të gjallë më 22 janar.


(Kosova Sot Online)