Kjo është fatura me çmimin "historik" astronomik e paguar për ushqim: Biftekët “e artë” të Nusretit më të shtrenjtë se dy banesa në zemër të Prishtinës

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 12:29
Kjo është fatura  me çmimin

Në rrjetet sociale ësht publikuar  fatura befasuese dhe e “frikshme” e nje qytetari turk, ku  biftekët “e artë” të Nusretit  rezultojnë me çmim më të shtrenjtë se dy banesa në zemër të Prishtinës, transmeton "Kosova Sot Online ". Postimi i një fature në Instagram nga shefi i njohur turk, Nusret , i cili në publikun e gjerë u bë i njohur si Salt Bae, ka shkaktuar komente të ndryshme.

Së fundmi, shefi i famshëm turk, i entuziazmuar ka postuar në “Instagram”, shumën e faturës  në restorantin e tij në Abu Dhabi e cila ka arritur në 161.550 euro , pra aq sa mund të kushtojnë dy apartamente në zemër të Prishtinës. “Grabitje e hapur”, komenton një ndjekës. Megjithatë, Nusret iu shmang pyetjes se kush e ka paguar faturën e kripur prej 161.550 euro për të ngrënë në restorantin e tij. Përveç mezeve dhe biftekëve “të artë”, klienti hapi edhe dy shishe verë Petrus 2009 dhe pagoi 200 mijë dirhemë (52541 euro). Kjo verë në bodrum (nëse e gjeni) është 6000 euro shishe.

(Kosova Sot Online )