Lajm i mirë: Vitin e ardhshëm do të subvencionohen izolimi i kulmeve dhe ndërrimi i dyerve e dritareve

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 14:23
 Lajm i mirë: Vitin e ardhshëm do të subvencionohen izolimi i kulmeve dhe ndërrimi i dyerve e dritareve

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka njoftuar se duke filluar nga viti i ardhshëm do të subvencionojnë izolimet e kulmeve dhe ndërrimin e dyerve e dritareve.

Rizvanolli ka treguar se 30 milionë euro së paku t’i investojnë në efiçencë të energjisë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ne qysh nga viti në vijim do të fillojmë me skema më të mëdha të efiçencës së energjisë që përfshijnë termoizolime, izolime të kulmeve, ndërrim të dyerve dhe dritareve, por edhe pajisje eficente për ngrohje siç kemi bërë sivjet. Plani është që gjatë vitit tjetër 30 milionë euro së paku t’i investojmë në efiçencë të energjisë në programe të reja e kam fjalën, përveç programeve ekzistuese që janë dhjetëra miliona në programet e efiçencës në ndërtesa publike”, ka thënë Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)