
Ky është parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
(Kosova Sot Online)