A mund të ketë vërshime në Kosovë si pasojë e reshjeve të dendura!

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 12:13
A mund të ketë vërshime në Kosovë si pasojë e reshjeve të dendura!

Si pasojë e reshjeve të dendura, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajërmuar rrezikun për vërshime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo situatë ka bërë që edhe banorët e Mitrovicës të mbesin pa ujë.

Lajmin e bëri të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, të cilët thanë se janë duke punuar që kjo gjendje të përmirësohet.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes. Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizmit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.


Për shkak të trubullirave pa furnizim me ujë kanë mbetur edhe banorët e Fushë-Kosovës dhe Drenasit.


(Kosova Sot Online)