Gratë serbe në veri protestojnë kundër vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 16:14
Gratë serbe në veri protestojnë kundër vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës

Kundër vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, gratë serbe nga komunat veriore të vendit dhe më gjerë, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Disa nga shqetësimet që u përmendën gjatë kësaj proteste ishin: Suspendimi i drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, regjistrimi i automjeteve me targa RKS, si dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Protestueset përveç flamujve të Serbisë, në duar mbanin pankarta të ndryshme ndërkohë që dominonte ajo me mbishkrimin “Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit”.

Gordana Saviq, ish-këshilltare e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, tha se janë mbledhur sot këtu për t’i thënë “mjaft më terrorit të Kurtit”. Ajo theksoi se nuk është e drejtë që mjekët të arrestohen vetëm se kanë dashur t’i ndihmojnë qytetarët me vaksina.


(Kosova Sot Online)