Braverman: Njerëzit po shkelin rregullat tona, vijnë këtu në mënyrë të paligjshme!

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 18:36
Braverman: Njerëzit po shkelin rregullat tona, vijnë këtu në mënyrë të paligjshme!

Për krizën ekonomike që ka shkaktuar shumë debate muajt e fundit në Britaninë e Madhe, sekretarja e brendshme, Suella Braverman ka fajësuar plotësisht  emigrantët e paligjshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Braverman përjashtoi nga përgjegjësia çdo zyrtar të mundshëm që merret me çështjet e emigrantëve duke thënë se fajtorët e vetëm janë ata që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone, në mënyrë të paligjshme.

“Unë ju them se kush është fajtori, është shumë e qartë se kush është, janë njerëzit që po shkelin rregullat tona, vijnë këtu në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar njerëzit e cenueshëm dhe duke u përpjekur të zvogëlojnë bujarinë e popullit britanik, këta janë fajtorët”, tha ajo.

Më tej, gjatë debatit me një nga deputetët konservatorë, Braverman pranoi dështimin me çështjen e kufijve por argumentoi se ajo dhe kryeministri Sunak po punojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë.

(Kosova Sot Online)