Ja cilat qytete në Kosovë përmbushen standardet për ujë të pijshëm

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 20:05
Ja cilat qytete në Kosovë përmbushen standardet për ujë të pijshëm

Se cilat rajone përmbushen standardet për ujë të pijshëm pas vërshimeve që kapluan vendin ditët e fundit, ka publikuar listen IKSHPK’ja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Bazuar në të dhënat nga rezultatet laboratorike në IKShPK dhe QRShP rajonale ende edhe sot në disa rajone uji nuk i përmbushë standardet e paraparë për ujin e pijshëm.

 Regjioni i Prishtinës: në të gjitha mostrat e analizuara për regjionin e Prishtinës:

Uji në regjionin e Prishtinës i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm. shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën

Regjioni i Mitrovicës:

 Uji në qytetin e Mitrovicës dhe në Skënderaj nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

 Uji në qytetin e Vushtrisë është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-oresh për popullatën

 Regjioni i Pejës:

Në mostrat e grumbulluara sot ende vazhon vlerë e rritur e turbullirës në ujin për pije në të gjitha njësitë e rrjetit te ujësjellësit KRU Hidrodrini :

 Uji në Pejë, regjioni që furnizohet nga sistemi i Ujit të Zi dhe në Deçan i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

 Vitomirica dhe Novosella që furnizohen nga sistemi i Radavcit nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

Uji në Istog dhe Klinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

Regjioni i Gjakovës:

Uji në Gjakovë dhe Rahovec i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

Uji në sistemet: Damjan dhe Gërqinë nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

Regjioni i Prizrenit:

Në Malishevë edhe pse ka filluar uji të kthjellohet ende vlerat e turbullirës i tejkalojnë vlerat e lejuara për ujin e pijshëm.

Nga të dhënat laboratorike:

Uji në regjionin e Prizrenit i përmbushë standardet e parapara per ujin e pijshëm

Uji në Malishevë nuk i përmbushë standardet e parapara per ujin e pijshëm

Regjioni i Ferizajit:

Nga të gjitha mostrat e analizuara për rajonin e Ferizajit dhe Kaçanikut: 

Uji i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm.

Shqetësim paraqet ende mos furnizimi 24-orësh për popullatën

 Regjioni i Gjilanit:

Uji në Gjilan, Kamenicë dhe zonën e fshatrave i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

Uji në Viti nuk i përmbushë standardet e parapara për ujin e pijshëm

Rekomandohen qytetarët në rajon ku uji nuk është në përputhshmëri me standardet e parapara:

që para përdorimit uji të vlohet, të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar

IKShPK/QU vazhdon me monitorim te ujit për pije dhe percjelljen e situatës epidemiologjike në këto zona.

(Kosova Sot Online)