
Rohde për marrëveshjen: Lajm i mirë, shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëprtur dhe e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel, përcjell "Kosova Sot Online".
Ambasadori ka theksuar se arritja e kësaj marrëveshje është shenjë e mirë për bisedimet e ardhshme për ti zgjidhur çështjet e pazgjidhura.
“Një lajm i mirë me të vërtetë dhe gjithashtu një shenjë e mirë për bisedimet e mëtejshme për çështjet e pazgjidhura”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter, duke shpërndarë edhe fjalimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që njoftoi për arritjen e marrëveshjes.
Good news indeed and also a good sign for the further upcoming talks on outstanding issues. https://t.co/Vk0qZi7pwc
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 24, 2022
(Kosova Sot Online)