
Shefi i BE-së në Kosovë: Jam i befasuar nga vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjykatësit dhe prokurorët në sistemin e drejtësisë në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".
Szunyog është shprehur se është i befasuar me këtë vendim që ka marrur Qeveria e Kosovës.
“Jam i befasuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i ulur dukshëm pagat e gjykatësve dhe prokurorëve”, tha Szunyog.
I am surprised by the decision of the Kosovo Government to significantly reduce the salaries of judges & prosecutors.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 24, 2022
Adequate funding and independence of judicial institutions are cornerstones of the rule of law system and fundamental requirements of the EU integration process.
(Kosova Sot Online)