Rusia mohon se ka shënjestruar objektiva civile në Kiev

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 20:00
Rusia mohon se ka shënjestruar objektiva civile në Kiev

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ata nuk goditën asnjë objektiv civil brenda Kievit gjatë sulmeve ajrore të së mërkurës dhe se shkatërrimi në Kiev ishte rezultat i raketave të mbrojtjes ukrainase që ranë mbi qytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Rusia shkaktoi një "rrezik real të katastrofës bërthamore dhe radioaktive" duke nisur një sulm që rrëzoi të gjithë reaktorët bërthamorë në Ukrainë nga rrjeti elektrik për herë të parë në 40 vjet, tha kreu i agjencisë bërthamore të Ukrainës.

(Kosova Sot Online)