Xhaçka: Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 18:20
Xhaçka: Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën

“Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën. Në këtë kontekst, është mbështetja ndaj dialogut dhe arritja e marrëveshjes së detyrueshme që sjell njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Është domosdoshmëri për mbarë rajonin tonë”, ka deklaruar Kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo e ka përgëzuar Qeverinë për marrëveshjen e arritur për targat ilegale, që i lëshon Serbia për rajone të Kosovës.


“Dua ta përgëzoj Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e para disa ditëve, që ndihmon jo vetëm në qetësim të situatës, por edhe në nisjen e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Shqipëria e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovës në çdo hap të këtij procesi, sepse ky është interes kombëtar. I mirëpresim synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane”, ka thënë Xhaçka.


(Kosova Sot Online)