Ndizen qirinj në përkujtim të arsimtares së vrarë në Prishtinë

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 18:57
Ndizen qirinj në përkujtim të arsimtares së vrarë në Prishtinë

Kishte planifikuar që këtë fundjavë së bashku me kolegët e saj të shkollës “Dardania”, ku ajo punonte prej rreth 30 vitesh, të shkonin për vizitë në Shqipëri, por e ndjera arsimtarja e gjeografisë Sadije Godeni ishte vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni, 70 vjeçar mëngjesin e së premtes në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Drejtori i shkollës fillore “Dardania”, Isak Bregaj thotë se lajmin për vrasjen e koleges së saj e kanë marrë përmes mediave dhe e kanë konfirmuar pastaj nga Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.


“Zakonisht arsimtarja në fjalë ka qenë një punëtore e zellshme në këtë shkollë, lajmin për të e kam marrë në orën 10:00 sot në mëngjes, në orët e para ka pas mësim, u vonua që nuk ka ndodh asnjëherë me u vonuar e mos me më njoftuar që nuk mund të vijë në shkollë. Përmes mediave kemi marrë vesh se ka vdekur një punëtore mësimdhënëse, kemi kontaktua SHSKUK-në dhe kemi marrë informacione se ka vdekur arsimtarja në fjalë.. si sot nuk kemi pas gjendje të tillë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit kanë qenë në gjendje të rëndë”, tha ai.

Në përkujtim të arsimtares së gjeografisë, S.G, nxënësit dhe kolegët e të ndjerës në kanë ndezur qirinj në ambientet e shkollës “Dardania”, në Prishtinë. 63 vjeçare u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në kryeqytet.


(Kosova Sot Online)