Petkoviq: Nuk ka afat për normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 16:11
Petkoviq: Nuk ka afat për normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka treguar se nuk ka ndonjë datë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Petkoviq, ka shtuar se nuk ka afat për marrëveshjen e fundit, por për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Kosova.

Tutje, Petkoviq ka deklaruar se se nuk ka afate të përcaktuara dhe të paracaktuara për normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton "Kosova Sot Online".

“I vetmi tik-tak që po troket është ai për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, me të cilin Prishtina është vonuar tashmë 10 vjet dhe prandaj Kurti do të ishte më mirë të fokusohej në përmbushjen e atij zotimi dhe në zbatimin e asaj që është nënshkruar në Bruksel. Është koha që Albin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të përcaktuara dhe të paracaktuara për normalizimin e marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka pretenduar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)