A kishte licencë për të punuar si logoped Iljasa Fazliu!

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 17:09
A kishte licencë për të punuar si logoped Iljasa Fazliu!

Skandali i logopedit Iljasa Fazliut i cili dyshohet se abuzoi 5-vjeçaren me autizëm, është thelluar pasi i njejti raportohet se nuk ka fare licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Iljasa Fazliu nuk është anëtar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe nuk ka fare licencë të punës si logoped nga kjo organizatë.

Lajmin e ka konfirmuar OIK.

“Ju njoftojme se personi per te cilin i referoheni nuk ka licence dhe as nuk figuron ne databazen e Odes se Infermiereve te Kosoves”, kanë deklaruar nga OIK. 

(Kosova Sot Online)