Fazliu: Bashkim Jashari ma dha një bombë, tha ruaje për vete

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 09:37
Fazliu: Bashkim Jashari ma dha një bombë, tha ruaje për vete

Bashkëluftëtari i komandantit legjendar, Adem Jashari, Shekip Fazliu në një emission ka rrëfyer momente nga luftimet me serbët në Prekaz të datës 5,6 dhe 7 mars 1998.

Fazliu ka treguar se si Bashkim Jasharii i kishte dhënë bombën e fundit për ta ruajtur për vete, në momentin kur tanket e serbëve kishin filluar të shkonin në drejtim të shtëpive të familjes Jashari

“Kishim armë krahu, bomba dore, madje unë nuk kam pasur bombë por bashkimi ma ka dhënë bombën edhe me tregu se te ne ka qenë bindja që të mos biem në dorën e serbëve, kur kam kërkuar municion dhe kemi thënë se sa kemi municion thotë ata çka e ki për fund, thotë ruaje bombën ma gjuan bombën të cilën unë e marr”, tha ai, përcjell "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)