
Ja kush u emërua Kryeshefe Ekzekutive e Postës së Kosovës

Nora Rraci është zgjedhur Kryeshefe Ekzekutive e Postës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rraci u shpall kandidate e suksesshme për ta ushtruar pozicionin më të lartë në ndërmarrjen publike.
Mandati i saj, siç parashihet me ligj, do të jetë 3 vite.
Konkursi për Kryeshefe të Postës ishte shpallur më 29 shtator të këtij viti nga Bordi i Përkohshëm.
(Kosova Sot Online)